E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha ‘zbulon’ prapaskenat e takimit treshe Rama-Balluku-Manja
Lajme

Berisha ‘zbulon’ prapaskenat e takimit treshe Rama-Balluku-Manja

“Ulsi, më shih pak drejt në sy! E meku, e qepi.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti gënjeshtër pretendimin e kryeministrit Edi Rama se ishte shkelur ligji dhe Kushtetuta me pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku, e marrë e pandehur për tunelin e Llogarasë dhe Lotin 4 të Unazës së Madhe, për shkelje të barazisë në tenderë.

Sipas Berishës, Rama gjeti një justifikim ligjor për të mos e shkarkuar Ballukun dhe iu kthye edhe historisë së takimit që zgjati 7 orë në Kryeministri pas masës së GJKKO-së ndaj zv/kryeministres me kërkesë të SPAK.

Ai deklaroi se, ndërsa Rama nuk e shkarkoi Ballukun, thirri në zyrë si ndërmjetës edhe ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe aty sipas tij pati debate mes deputetit dhe ministres, ku kjo e fundit i ka folur edhe me kode.

“Bien dakord të thërrasin të dy Uluziun si urë. E kapët ju dhe me kamerat tuaj dhe pas një farë kohe u fut atje. U thirr në zyrë nga Rama pas takimit me Ballukun. Uluziu natyrisht mbajti anën e Ramës. E çfarë i tha Lubia? I tha: ‘Më shiko pak në sy kur flas, më shiko pak në sy!’ E meku, e qepi! Muret nuk kanë vetëm veshë, kanë edhe sy”, u shpreh Berisha, duke bërë publike detaje të tjera nga biseda e pretenduar në zyrën e Ramës mes të treve.

Më parë, Berisha ishte shprehur se Balluku e kishte kërcënuar Ramën duke i thënë se “nuk ishte qurrashi i Bashkisë” apo se “mund ta merrte me vete”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.