Berisha:Dy burime serioze në SHBA dhe Shqipëri më kanë thënë se Basha po punon kundër teje
Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi për herë të parë se i kishte kërkuar kreut të PD-së Lulzim Basha dorëheqjen nga drejtimi i partisë pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2017.

Gjatë intervistës në emisionin “Çim Peka Live” Berisha tha se nuk ia kërkoi dorëheqjen 4 vite më vonë, pas humbjes së 25 prillit të vitit 2021, pasi ishte i sigurt se Basha nuk do ta bënte.
“Në vitin 2017 kur ka humbur zgjedhjet në zyrën time i thashë: Duhet të japësh dorëheqjen. Më tha nuk e jap. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte, isha i sigurt, por u përpoqa ti japë atë eksperiencë që kam unë në avokatinë e votës në institucionet ndërkombëtare. A kishte bazë ta bënte këtë? Absolutisht kishte bazë. Gjëja me thjesht ishte ti thosha zotëri ke humbur zgjedhjet 2 herë resht. Nëse arrinim të vinim sanksione ndaj Ramës për patronazhistët, ne u thonim shqiptarëve ia dolëm, tani do shkojmë me zgjedhje të lira. Ne tani nuk kemi gojë”, tha Berisha.
Ish-kryeministri tha se lëvizja e tij mbyllet nëse shprehet me votë anëtarësia e PD-së lidhur me vendimin e Lulzim Bashës.
“Lëvizja ime mbyllet ashtu si të votojë anëtarësia. Do filloj foltoret me anëtarësinë vetëm me këtë qëllim. Çfarëdo të përcaktojë anëtarësia ne duhet ti nënshtrohemi”, tha Berisha.
I pyetur se çfarë do t’i kërkojë anëtarësisë Berisha tha: “Atë që ajo ka shprehur, vlerësimin e vendimit. Nuk është qëllimi të rikthej kryetarin Berisha. Kjo betejë ka një qëllim që kurrë më një kryetar të mos mund t’i thotë anëtarësisë se unë e mora këtë vendim duke shkelur çdo rregull. Vendimi i jetës së Bashës duhet të ishte largimi i Ramës, jo thika pas shpinë e Sali Berishës. Po këtë do e gjykojë anëtarësia”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se zyrtarë të besuar të huaj dhe shqiptarë i kanë thënë se Lulzim Basha është një nga personat që po punon kundër tij.

Berisha shprehet se këtë gjë ja ka thënë edhe vetë Bashës, pavarësisht se nuk mund ta besonte.
Berisha u shpreh se nëse një vendim të tillë ai kërkonte Amerika, përjashtimin duhet ta kishte diskutuar me strukturat e partisë.
“Ndodhi që në shumë drejtime, informacionet se Lulzim Basha ka shprehur se unë kam qenë arkitekti i qëndrimeve të gabuara të PD. Nuk kam asnjë fakt, por burimet kanë qenë zyrtarë të huaja dhe jo zyrtare shqiptare.
Praktika ime është unë dëgjoj, por kurrë nuk kam thirrur në zyrën time dhe t’i them se ti e ke thënë këtë gjë. Unë jam marrë me veprimet dhe jo me çfarë kanë thënë.
Erdhi puna, më tha njëherë: thotë ambasadorja, se ne i kemi çuar fjalë Berishës, e ka ditur Berisha këta. Asnjëherë.
Ma tha njëherë, unë i thashë: Lul nuk ma ka thënë njeri këtë. Ma tha edhe njëherë tjetër. Meqë ma tha për herë të dytë i thashë: ‘Më kanë thënë dy burime serioze, njëri nga SHBA dhe tjetri këtu, që po punohet për këtë gjë dhe një nga njerëzit që po punon për këtë gjë është Lulzim Basha. Mund t’i besoja unë ata që ti po punon kundër meje, jo nuk mund ta besoja, sado që ishin burime serioze’. Këto i kam thënë unë. Ky veproi, ky doli”, tha nder te tjera Berisha në emisionin “Çim Peka Live”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



