E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besfort Lamallari: Fajin e ka Saliu për vrasjen e gjyqtarit
Lajme

Besfort Lamallari: Fajin e ka Saliu për vrasjen e gjyqtarit

Ministri i Drejtësisë shpërthen në Kuvend pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

Politikë | Publik.al | 9 Tetor 2025

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka reaguar me tone të ashpra në Kuvend lidhur me ngjarjen tragjike në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë seancës gjyqësore.

Në vend që të adresonte mungesat flagrante të sigurisë në sistemin gjyqësor, ministri zgjodhi të akuzojë opozitën për “nxitje të gjuhës së urrejtjes” ndaj institucioneve të drejtësisë — një akuzë që në sallë u interpretua si përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga përgjegjësia shtetërore.

“Të bësh politikë me vrasjen është e rëndë. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese që keni përdorur — nga daljet në ballkon, duke sharë SPAK, SKRAP, Altin Dumanin e Altin Troplinin. Këto janë gjuhët e urrejtjes që keni ngjallur ndaj gjyqësorit”, – tha Lamallari, duke shtuar se “opozita ka ndërsyer militantët” kundër institucioneve të drejtësisë.

Fjalimi i tij, që u shoqërua me ndërhyrje dhe reagime nga opozita, mori trajtë moralizuese në fund:

“Nuk e keni lënë prokuror pa anatemu, as partnerët strategjikë, as ambasadorët e SHBA e BE që mbështetën reformën në drejtësi. Keni gojë e flisni, s’keni turp — prandaj shqiptarët ju kanë lënë aty ku ju kanë lënë.”

Deklarata e Lamallarit vjen në një moment kur sistemi i drejtësisë është në krizë sigurie dhe besimi, pas ngjarjes së rëndë që tronditi Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë, asnjë reagim konkret nuk është dhënë nga Ministria e Drejtësisë për dështimin e masave të sigurisë në gjykata, që lejuan autorin të fuste armën brenda sallës.

Ngjarja e 6 tetorit ka ngjallur zemërim publik, ndërsa opinioni kërkon hetim të plotë jo vetëm për autorin, por edhe për neglizhencën institucionale që i hapi rrugë tragjedisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.