E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, falet namazi në sheshin “Skënderbej”
Lajme

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, falet namazi në sheshin “Skënderbej”

Myslimanët kudo në botë festojnë sot festën e Kurban Bajramit, e njohur si Festa e Sakrificës. Kjo festë disaditore është një nga dy festat më të rëndësishme të Islamit.

Në Sheshin Skënderbej, besimtarët myslimanë ishin të shumtë në numër. Pas riteve fetare dhe faljes së namazit të Bajramit, ata u shpërndanë në shtëpitë e tyre, ku vijojnë me vizitat e të afërmve, therjen e kurbanit e shpërndarjen e saj. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bajram Spahiu, në mesazhin e tij u ndal në një sërë çështjesh, mes të cilave te largimi i të rinjve dhe varfëria.

Një mesazh kishte edhe nga vetë besimtarët myslimanë të pranishëm në shesh.

Sakaq, kjo ditë shënon vullnetin e Ibrahimit (Abrahamit në Bibël) për të sakrifikuar djalin e tij, sipas urdhrave të Zotit. Myslimanët e shënojnë këtë ditë duke bërë kurban një dele ose një dhi. Mishi ndahet mes pjesëtarëve të familjes, mes miqve dhe i dhurohet të varfërve.
Kurban Bajrami festohet pas kryerjes së Haxhit.

Pelegrinazhi në Mekë është një detyrim për besimtarët myslimanë, i cili duhet të bëhet një herë në jetë nga të gjithë myslimanët që mund ta përballojnë udhëtimin, si nga ana financiare ashtu dhe ajo shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.