Besion Ajazi, kryetari i Gramshit, që në vend të vërë tabela paguan funeralet
Besion Ajazi, një individ i panjohur që vetëm dje u mor vesh se ishte Kryetar Bashkie, është shembulli klasik i keqqeverisjes dhe mungesës së përgjegjshmërisë në Shqipëri.
Nëse nuk do të ndodhte tragjedia e tmerrshme në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës, askush nuk do ta merrte vesh se ky njeri ishte “i pari” i Gramshit, natyrisht përveç banorëve vendas, kuptohet.

Për fat të keq 4 persona u mbytën ditën e djeshme sepse Liqeni i Hidrocentralit të Banjës nuk kishte asnjë tabelë ndaluese, paralajmëruese, rrethim apo njoftim se aty nuk lejohej larja.
Po, të nderuar. Fajin nuk e kanë aspak as babai, as fëmijët e tij dhe as kushëriri që u mbytën. Fajin e kanë institucionet vendore të cilat dështuan të bënin një gjë tepër të thjeshtë.

Të vendosnin tabela të qarta e të dukshme se aty nuk lejohet larja e se rrezikohej jeta si të atyre që dinë not ashtu edhe të atyre që nuk dinë.
Por Kryetari i Bashkisë Gramsh në vend që të ulte kokën, të kërkonte falje e natyrisht të jepte dorëheqjen për shkak të paaftësisë për të bërë punën për të cilin paguhet, ofroi të paguante funeralet e viktimave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



