E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Besnik Braka, i forti i Elbasanit që i vunë eksploziv

Njihuni me të ‘fortin’ me dy emra nga Elbasani, nga trafik droge e armësh tek korruptimi i gjyqtares

Pas çaktivizimit të eksplozivit të vendosur ditën e sotme në një lokal në zonën e Elbasanit, detaje të reja kanë dalë në lidhje me pronarin e këtij lokali.

Mësohet se pronari i lokalit është një emër i njohur për policinë e Elbasanit, pasi ai njihet si person me precentë penal.

Bëhet fjalë për 52-vjeçarin Besnik Braka, i cili njihet ndryshe edhe me emrin Nik Vojaçek, ndërsa lokalin e kishte të regjistruar në ermin e vajzës së tij.

Persona në fjalës është ekstraduar nga Gjermani në vitin 2013, pasi Krimet e Rënda e kishte dënuar me 14 vjet burg për kryerjen e veprave penale të “trafikim armësh dhe municionesh”, “prodhim e shitje narkotikësh”, “prodhimit dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Dënimi i tij ishte bërë për kapjen e një sasi të madhe fishekësh luftarakë në vitin 2003, ndërsa një vit më vonë u sekuestruar nga policia greke një sasi prej rreth 510 gr heroinë e një armë zjarri pistoletë.

Nga hetimet e bërë në atë kohë ka rezultuar se pas këtyre ngjarjeve qëndronte Nik Vojaçek, ose Besnik Braka.

Por, historiku i procentëve penal nuk mbaron këtu për 52-vjeçarin pasi në 15 dhjetor të vitt 2015 është arrestuar për korrupsion ndaj një gjyqtari në Durrës.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit për korrupsion aktiv ndaj gjyqtarit me 2 vjet burg në mungesë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.