E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beteja e Tendës së Qypit, Meta: Sakrifica e dëshmorëve, meriton përulje e nderim
Lajme

Beteja e Tendës së Qypit, Meta: Sakrifica e dëshmorëve, meriton përulje e nderim

Presidenti i Republikës ka qëne gjatë ditës së sotme në Nishicë të Skraparit për të përkujtur betejën e Tendës së Qypit e zhvilluar gjatë LANÇ.

Njoftimin për këtë vizitë e ka njoftuar kreu i shtetit në faqen e tij në facbook.

Ja postimi i tij i plotë:

Nder i veçantë të isha sot në Nishicë të Skraparit, për përkujtimin e një prej ngjarjeve më të lavdishme dhe heroike të LANÇ, 75-vjetorin e betejës madhështore të Tendës së Qypit, nga 20-26 Janari i 1944, që paralajmëroi dimrin e fundit të pushtuesve. Lavdi përjetë 17 dëshmorëve partizanë të Brigadës së Parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit, që u drejtua trimërisht nga Heroi i Popullit, Zylyftar Veleshnja.

Gjaku i derdhur për çlirimin e Atdheut, jo vetëm nderoi dhe lartësoi Shqipërinë në koalicionin botëror anti-fashist, por na shpëtoi nga copëtimi dhe mosekzistenca. Ndaj sakrifica sublime dhe vepra e ndritur e heronjve dhe dëshmorëve tanë, meriton përulje e nderim nga të gjithë ne, pasi shkëlqen edhe sot duke na ndriçuar rrugën për të ardhmen europiane.????????

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.