“Betejat e Sheshit Skënderbej”, Rama: Edhe Kulla Eiffel është masakruar, nuk ndodh vetëm te ne
Sheshi “Skënderbej” prej vitesh ka qenë një ndër vendet më simbol të shqiptarëve. Mirëpo vitet e fundit ai është ndërtuar prishur e rindërtuar disa herë nga Rama, Basha e Veliaj.
Rindërtimi i sheshit vitin e kaluar nga kryebashkiaku Veliaj hapi debate të mëdha mes politikanëve dhe jo vetëm.
Duke folur sot në dokumentarin “Betejat e sheshit Skënderbej”, Rama tha ndër të tjera se sheshi i ndërtuar tani nuk do të prishet më kurrë.
Ndër të tjera kryeministri Rama tha se edhe Kulla Eiffel është masakruar dhe masakrimi i shesheve nuk ndodh vetëm tek ne.
Ai u shpreh:
Tirana është kryeqytet që trashëgoi regjim pas regjimi një hapësirë problematike në qendër, që kurrë nuk u bë sheshi i projektuar në origjinën e planit të bulevardit nga italianët, dhe as sheshi i qytetarëve. Projekti është fantastik në këndvështrimin tim. Një piramidë e shtypur, kthehet nga simbol i përqendrimit të pushtetit tek Faraoni, në simbolin e pushtetit të qytetarit.Edhe Kulla Eiffel është masakruar, nuk ndodh vetëm te ne kjo gjë. Shehsi Skënderbej nuk do të prishet dot kurrë. Askujt mos t’i shkojë mendja t’i hyjë një beteje të tillë me popullin e Tiranës. Një ditë të bukur, askush nuk do ta pranojë se ka qenë kundër sheshit”.
Por ndërsa Rama e quan një ndër projektet më fantastike, Berisha e quajti atë kujtimin e Enver Hoxhës për Ramën, i cili i prishi Tiranës një nga bizhutë e mëdha, që ishte pazari i vjetër dhe ndërtoi një shesh gjigant, në përmasat e paranojës së tij.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



