Betonieret pushtojnë rrugët e Tiranës
Ditën e sotme, e diela e parë e muajit, supozohet të ishte pa makina, si një fushatë kursimi e ndërrmarë nga Edi Rama, i cili s’ka ç’u bën oligarkëve të naftës për të ulur çmimin dhe u thotë qytetarëve të kursejnë. Tirana është qyteti ku edhe bëhet më shumë propagandë për këtë fushatë, dhe prandaj policia del me një njoftim që tregon rrugët e bllokara, ndërsa Erion Veliaj, poston foto me biçikletën e tij mbi 2000 EURO për të ndërgjegjësuar qytetarët.
Mirëpo, ky i fundit, qytetarëve u thotë të mos përdorin makinat, ndërsa oligarkët i lejon që të pushtojnë rrugët e Tiranës me betoniere, për të ngritur kullat që po shtohen pothuajse çdo ditë nga një në Tiranë. Siç shihet edhe nga fotot, betonierët nuk kanë munguar sot në rrugët e Tiranës, ndërkohe që dhe punimet e zhurmshme për kullat vazhdojnë po njësoj.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



