E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Beyonce vishet nga stilistë shqiptarë
Publik News

Beyonce vishet nga stilistë shqiptarë

Në 50 vjetorin e reperit të njohur P. Diddy këngëtarja e njohur dhe bashkëshortja e reperit Beyonce u paraqit me një fustan   ‘glamour’ që mbante firmën e dy stilistëve shqiptar ‘Kujta dhe Meri’.

Të gjitha mediat e njohura shkruajtën për paraqitjen e dives së muzikës pop ku nuk munguan as lëvdatat për këtë paraqitje.

Ndonëse vetë diva nuk ka përmendur emrin e stilistëve shqiptarë në foton e postuar në instagram, ka qenë tabloidi E!Online ai që bëri publik emrat e “Kujta dhe Meri” që krijuan veshjen e Beyonce.

‘Ishte ora 4  e mëngjesit dhe ne po punonim gjithë emocion për fustanin e mrekullueshëm të Beyonce. Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë që të krijonim më të mirën për të. Ishte një përgjegjësi shumë e madhe të krijoje për një DIVA”; shkruhet në një postim në llogarinë e Instagram të stilistëve nga Kosova.

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.