Bie në pranga 30-vjeçari shqiptar në Itali pasi ka qenë në krye të trafikut të drogës
Agjentët vunë re prezencën e vazhdueshme, në zonën e Lungovelino Don Giovanni Olivieri, të një personi, i cili ishte ulur në një stol dhe takohej me të rinj të ndryshëm. Kjo situatë nxiti dyshimet e hetuesve të Policisë së Shtetit, të cilët kanë ndërmarrë një sërë shërbimesh vëzhgimi, duke konstatuar në këtë mënyrë veprimtarinë e personit, të identifikuar më pas si 30-vjeçari shqiptar me banim në Comiso.
Ai u kontrollua menjëherë dhe iu gjetën pesë mbështjellës me kokainë, të fshehura poshtë gjurit, si dhe një kartëmonedhë 50 euro që klienti sapo ja kishte dorëzuar në këmbim të një doze shtesë kokaine. Policia e zuri në flagrancë , burimet bëjnë me dije se i riu shqiptar është dënuar edhe herë të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



