E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bie në pranga një 37-vjeçar në Elbasan, shpërndante heroinë
Lajme

Bie në pranga një 37-vjeçar në Elbasan, shpërndante heroinë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Share”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional në DVP Elbasan. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë, peshore elektronike, 4 aparate celulare dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Vihet në pranga 37-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Në informacionet e grumbulluara në rrugë operative për dy shtetas që posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike heroinë, në qytetin e Elbasanit, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional në DVP Elbasan, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Share”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i shtetasit:

E. K., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi E. R., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi E. K. është arrestuar në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan 4 aparate celulare, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga veprimtaria kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale është edhe shtetasi i shpallur në kërkim E. R. Punohet për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.