E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bie nga lartësia e një pallati, humb jetën 45-vjeçarja në Tiranë
Publik News

Bie nga lartësia e një pallati, humb jetën 45-vjeçarja në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth një orë në rrugën ‘Panorama’ në kryeqytet.

Mësohet se ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., 45 vjeçe dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se 45-vjeçarja vuante nga probleme të shendetit mendor.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e plota.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.04.2020, rreth orës 17:20, në rrugën “Panorama”, ka rënë nga lartësia në sheshpushimin e pallatit, shtetasja A.SH., rreth 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë, sipas ekipit të ambulancës.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.