E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bie nga malet e Vranishtit punonjësi i Antidrogës në Vlorë, nuk dihet gjendja e tij
Lajme

Bie nga malet e Vranishtit punonjësi i Antidrogës në Vlorë, nuk dihet gjendja e tij

Bie nga lartësia në malet e Vranishtit një punonjës i Antidrogës gjatë një operacioni në Vlorë.

Ai është rrëzuar nga një pjerrësi mali rreth 200 metra. Mesohet se efektivi po kontrollonte per kultivimin e hashashit ne kete zone.

Helikopteret e ushtrise jane nisur ne vendin e ngjarjes per te bere te mundur nxjerren dhe transportimin e tij drejt spitalit.

Nuk dihet ende gjendja e tij shendetesore, as emri i tij. Pritet nje njoftim zyrtar ne minutat ne vijim.

Ministria e Shendetesise thote se ekipi mjekesor ndodhet se bashku me helikopterin e ushtrise ne vendin e ngjarjes, por qe ky i fundit e ka te veshtire uljen per shkak te terrenit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.