Bie sistemi i ALEAT, qytetarët në radhë të gjata
Aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti ende nuk mund të kryhet në zyrat e ALEAT. Shërbimi u ndërpre ditën e premte, pas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Brendshme, e cila tha se do të kryhen ndërhyrje në server për shkak të sulmeve kibernetike.
Ndonëse njoftimi për ndërprerjen e shërbimit ishte vetëm për të premten e javës së kaluar, këtë të hënë, dhjetëra qytetarë nuk kanë arritur të aplikojnë për pasaporta dhe ID-i, për shkak se nuk punon sistemi.
Gjithashtu, burime bëjnë të ditur se shërbimi nuk ofrohet as në zyrat e gjendjes civile për shkak të rënies së sistemit online. Ndërkohë, në zyrat e policisë nuk jepen pasaportat dhe ID-të, të cilat qytetarët i kanë aplikuar më herët.
Kjo ka sjell probleme për shumë qytetarë, të cilët jetojnë jashtë vendit dhe duhet të kthehen në vendet e tyre të punës. Probleme me radhë qytetarësh në pritje për aplikime janë raportuar në Vlorë, Fier, Gjirokastër, Korçë, por edhe qytete të tjera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



