E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bie zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”
Flash

Bie zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”

Një apartament në afërsi të stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të premteje.

Ngjarja ka shkaktuar alarm, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit për flakët. Ekipet kanë nisur ndërhyrjen për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të banesës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se flakët kanë përfshirë një pjesë të kuzhinës së apartamentit. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e vatrës, duke shmangur përhapjen e saj në ambientet e tjera.

Dy dhoma të banesës nuk janë prekur nga zjarri, çka ka ndihmuar në kufizimin e dëmeve materiale.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e ngjarjes. Ndërkohë, ende nuk janë përcaktuar shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin dhe pritet që verifikimet përkatëse të hedhin dritë mbi rrethanat e incidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.