E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Big Brother VIP, Ilnisa Agolli zbulon 4 banorët që shikon si finalistë: Kjo është konkurrentja që duhet të zbërthehet deri në fund
Lajme

Big Brother VIP, Ilnisa Agolli zbulon 4 banorët që shikon si finalistë: Kjo është konkurrentja që duhet të zbërthehet deri në fund

Moderatorja Ilnisa Agolli ka zbuluar, sipas saj emrat e 4 banorëve të cilët i sheh si finalistë. Një ditë pasi la shtëpinë e Big Brother VIP ajo ka deklaruar se konkurrentët më të fortë janë Meritoni, Romeo, Egla dhe Juli.

ilnisa agolli

Për Eglën, me të cilën ka pasur edhe përplasje të forta thotë se është kurioze të shohë sesi do të sillet në vijim.

“Meritonin pa dyshim, po hajt meqë është qaraman po fusim edhe Romeon. Kë kemi tjetër? Majdanozin e grirë, Eglën. Ajo duhet të zbërthehet deri në fund në gjënë e saj dhe jam vetë kurioze sesi do reagojë. Po themi edhe Julin”, tha Ilnisa ne Fun Club.

meriton ilnisa big brother (4)

Ilnisa mendon se ende nuk ishte momenti i duhur që të dilte nga shtëpia, por thekson se është e lumtur që Meritoni është ende brenda.

Sa i takon deklaratës së bërë nga moderatori ku thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eliminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë.

meriton ilnisa big brother (1)

“Kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë. Më prek kjo pjesë. Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke I thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë”, tha Ilnisa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.