E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bilanc i rëndë nga covid-19 në Britani, sërish afro 1000 të vdekur në 24 orë
Publik News

Bilanc i rëndë nga covid-19 në Britani, sërish afro 1000 të vdekur në 24 orë

Britania për momentin është një nga vendet që po e përjeton më keq situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Prej ditësh në vendin ishullor janë regjistruar afro 1 mijë viktima në 24 orë. Shifrat e fundit flasin për 917 jetë të humbura, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 9875.

U regjistruan 5233 raste të reja me covid-19, me një numër total të infektuarish prej 78.991 persona. Janë shëruar gjithsej 344 vetë, ndërkohë që 1559 ndodhen në gjendje kritike.

Kujtojmë që në Britani është prekur edhe kryeministri Boris Johnson, i cili pas tre ditësh në terapi intensive, është përmirësuar ndjeshëm.

200311124432-coronavirus-outbreak-uk-preparations-boris-johnson-intl-ldn-vpx-00005226-exlarge-169.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.