E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bileta e autobusit mund të shkojë deri në 70 lekë
Lajme

Bileta e autobusit mund të shkojë deri në 70 lekë

Flet kreu i shoqatës së transportit urban

Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transportit Urban ka ngritur shqetësimin duke thënë se ekziston mundësia që bileta e urbanëve të rritet nga 40 lekë në 60-70 lekë.

Memaj tha se grupi i interesit që ai përfaqëson ka bërë një një analizë sa shkon kostoja e transportit, por kurrë nuk janë ulur me institucionet për të folur për sa fitojnë në raport me kostot që shpenzon ky sektor.

“Njohja e patentës direkt në vendet e Bashkimit Europian siç është Gjermania ka ndikuar dhe nxitja ka ardhur pasi shoferët kanë parë njëri-tjetrin, ik njëri merr tjetrin. Nëse ne para 4-5 vitesh kishim 10 kërkesa sot për 10 vende pune mund të vijë vetëm një aplikim,” – u shpreh kreu i Shoqatës së Transportit Urban.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.