Binaj reagon ashpër pas akuzave të Ramës: Ku ke parë “non-grata” t’u mbarojë benzina e gjeneratorit të mikrofonit
Aktori, Florian Binaj reagon pas akuzave të Ramës se pas protestës fshiheshin persona të shpallur dhe të pashpallur non-grata.
“Pasi iu rrit tensioni, pasi suli edhe patronazhistët dhe sufllaqexhinjtë me profile fallco duke vjellë vrer mbi këtë protestë qytetare dhe europiane sot u përpoq të na përçajë me arrogancë duke shpifur e duke thënë se ata nuk janë populli por janë një pakicë e zhurmshme që i bënkan “non gratat”. Po ku ke parë miting të “Non Gratave” t’u mbarojë benzina e gjeneratorit të mikrofonit të mes të protestës? Ke sy por je verbuar! Ke veshë por je shurdhuar! Ke tru por je… (E plotësoni vetë)”,– shkruan Binaj, në insta story.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



