E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biseda e përgjuar: ‘E di shumë mirë ku e ke vëllanë, më ke prekur mallin’
Publik News

Biseda e përgjuar: ‘E di shumë mirë ku e ke vëllanë, më ke prekur mallin’

Policia po vazhdon kontrollin në zonën e Shijakut në fshatin, Pjëzë, pasi Jak Prenga mund të jetë varrosur aty, pasi u rrëmbye më datë 17 janar në Kamëz, ndërsa vetëm, para pak ditësh policia mundi të zbulonte se ai ka ndërruar jetë.

Gazetarja e TCH, Anila Hoxha raportoi se sot në Shkodër janë kontrolluar banesat e atyre që dyshohet se janë organizatorët e rrëmbimit dhe vrasësit e Jak Prengës.

Por më kryesori është Gentian Doçi, ku në disa përgjime telefonike, edhe nga autoritet britanike është zbuluar një komunikim i tij me të vëllanë e viktimës, N. Prenga.

Ky e fundit e pyet ‘ku e kam vëllanë’, dhe ai i thotë: ‘E di shumë mirë ku e ke vëllanë, se më keni prekur mallin’.

Më herët vëllai i Jak Prengës, nuk kishte dorëzuar te organizata sasinë prej 280 kg të kokainës.

Janë edhe tre persona të tjerë në kërkim nga Shkodra, po që për arsye hetimore identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, por që janë personazhe mjaft të njohur në botën e krimit.

Ndërkohë që Policisë së Shtetit i është kërkuar bashkëpunim me palën britanike për zbardhjen e plotë ngjarjes.

Një tjetër pikë ‘e nxehtë’ në këtë çështje janë edhe kamerat e sigurisë.

Në resortin në Shijak policia ka vëzhguar me dron, dhe ka ndjekur veprimet, por nuk shpjegohet pse policia nuk ia ka dalë mbanë të bllokojë furgonin ku ishte trupi i pajetë.

Gjithë dinamika e nxjerrjes së trupit jepet vetëm nga një kamera, që si duket është neglizhuar nga ata, ndërsa të tjerat janë asgjësuar nga anëtarët e grupit kriminal, që tregon elemente të rëndësishme.

Aty shfaqet nxjerrja e trupit dhe pastaj disa autorë që fshijnë duart dhe gjakun që besohet se është pastruar me acid. /TCH

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.