E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bisedat telefonike/ Erdogan: Po bëj të pamundurën të ul në Stamboll për bisedime Putinin me Zelensky-n
Lajme

Bisedat telefonike/ Erdogan: Po bëj të pamundurën të ul në Stamboll për bisedime Putinin me Zelensky-n

1

Presidenti turk Tajip Erdogan pritet të zhvillojë në 48 orët e  ardhshme biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë ukrainas Zelensky me shpresën që të takohet me të dy në Stamboll për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Rezultati është pozitiv; nuk është tamam ashtu siç donim, por shpresojmë të arrijmë diccka,” tha Erdogan nga Stambolli ditën e sotme pas një pyetjeje në lidhje me bisedimet e vazhdueshme të paqes Ukrainë-Rusi.

“Shpresoj që ata ta pranojnë ftesën tonë dhe ne mund t’i bashkojmë në Stamboll”, u shpreh ai.

Turqia ka një profil dhe pozicion unik. Përveç të qenit anëtar i NATO-s, vendi ka edhe kufij detarë me Ukrainën dhe Rusinë. Plus, Turqia është partneri më i madh tregtar i Rusisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Vendi është përballur shpesh me Rusinë dhe ka bashkëpunuar me të në zonat e konfliktit në Siri, Libi dhe Nagorno-Karabakh në vitet e fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.