Bizneset debitore ndaj tatimeve, jo penalitete nëse paguhen me këste
Bizneset që rezultojnë me detyrime tatimore të papaguara nga viti i shkuar për t’i shpëtuar penaliteteve iu jepet mundësia të paguajnë me këste.
Përmes një kërkese me shkrim sipërmarrësit mund t’i shpjegojnë rrethanat Drejtorisë Rajonale të Tatimeve e cila ka detyrimin t’ju përgjigjet brenda dhjetë ditësh.
Nënshkrimi i marrëveshjes për pagesë me këste sipas Tatimeve, detyron administratën që gjatë periudhës për të cilën është rënë dakord të mos ndjekë masat e mbledhjes me forcë të detyrimit. Ndërkohë që nuk nuk ndërpret llogaritjen e kamatëvonesa për mos pagesën brenda afatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



