Bizneset e Kapllanajt me Ferdinand Marën/ Skandali në Policinë Bashkiake dhe atë të Shtetit

Ermal Kapllanaj, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës është përfshirë në disa skandale.

Njëri prej tyre është ai i denoncuar dje nga drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi për lidhjet nepotike dhe bizneset e Kapllanajt me Ferdinand Marën, drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit.

Lidhjet nepotike dhe bizneset me Marën

Dy zyrtarët e lartë të policisë favorizuan njëri-tjetrin dhe më pas krijuan biznese.

Si fillim, Ermal Kapllanaj punësoi vëllain e Ferdinand Marës në Policinë Bashkiake. Më pas, në vitin 2016, ata regjistruan si biznesmen babain e Ferdinand Marës, Bajram Marën, i cili u jepte me qira hapësirat atyre që donin të shisnin fruta perime në tregjet e miratuara nga Bashkia Tiranë brenda lagjeve.

Bizneset e Kapllanajt me Ferdinand Marën/ Skandali në Policinë

Bizneset e Kapllanajt me Ferdinand Marën/ Skandali në Policinë

Në vitin 2019, bashkëshortja e Ferdinand Marës, edhe pse me profesion mësuese shkolle në Tiranë, vendosi të bëhet biznesmene me të njëjtin objekt veprimtarie si vjehrri i saj, “Tregëti fruta perime”. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë pasqyruar mbi 600.000 euro në vit xhiro.

Gjithashtu, në vitin 2020 është themeluar një tjetër kompani me objekt “tregëti në tregjet e fruta perimeve”, e quajtur “FRESHMART”.

Bizneset e Kapllanajt me Ferdinand Marën/ Skandali në Policinë

Kështu, për shkak të lidhjeve nepotike, ata kapën tregjet e miratuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të pasuruar veten.

Megjithatë, skandalet e Kapllanajt nuk përfundojnë këtu, pasi ky i fundit është kujdesur t’i shërbejë eprorit të tij, Erion Veliajt, edhe pse në shkelje të ligjit.

Bizneset e Kapllanajt me Ferdinand Marën/ Skandali në Policinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj

Presioni i Kapllanajt mbi punonjësit

Si një ushtar i Veliaj, ai u ka bërë presion punonjësve që të bëjnë propagandë për kryebashkiakun e Tiranës.

Në grupin e “WhatsApp” të Policisë Bashkiake,  Kapllanaj urdhëronte të hënën e 15 prillit punonjësit e policisë që të bënin sa më shumë pëlqime dhe shpërndarje të një aktiviteti të bashkisë./CNA

Publikuar nga Publik Media