E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bizneset e Pogradecit protestojnë sërish kundër aktit normativ për impiantet e ujërave të zeza
Lajme

Bizneset e Pogradecit protestojnë sërish kundër aktit normativ për impiantet e ujërave të zeza

Përfaqësues të bizneseve në Pogradec janë mbledhur edhe këtë të shtunë për të shprehur kundërshtimin ndaj një akti normativ që i obligon ata të instalojnë impiantet për trajtimin e ujërave të zeza. Në këtë takim, ata argumentuan se investimi në rrjetin e ujërave të zeza është kryer tashmë përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit dhe se qyteti për një kohë të gjatë përpunon ujërat e zeza në kolektorin pranë fshatit Guras.

Për të shprehur shqetësimet e tyre, bizneset kanë përgatitur një peticion dhe kërkuan një takim me kryeministrin dhe ministrinë përkatëse. Ata paralajmëruan gjithashtu se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen, do të mbyllin ndihmësit e tyre si formë proteste.

“Nuk është se nuk pranojmë të vendosim impiantin por do e bëjmë vijën e liqenit gropa – gropa. Nuk jemi si në Sarandë a Vlorë. Nuk fitojmë shumë dhe bashkia na ka lodhur çdo vit me kërkesa për investime” – thotë Maksim Bregu një prej pronarëve të hoteleve në qytet.

Bashkia të rregullojë njëherë dhe të vërë në punë investimet për kanalizimet që bëri që vjet, gjithë ato miliona dhe ku i derdh qyteti ujërat e zeza? Ose të na jap dhe ne një dorë, tha një tjetër biznes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.