E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bizneset po bëjnë inventarin e tërmetit, tatimet u kërkojnë të dorëzojnë atë analitik!
Publik News

Bizneset po bëjnë inventarin e tërmetit, tatimet u kërkojnë të dorëzojnë atë analitik!

Bizneset në zonat e prekura nga tërmeti kanë kaluar një javë të vështirë, teksa shumë prej tyre ose kanë parë dëmtim të rëndë të ambienteve të tyre, ose dalje jashtë përdorimi të mallrave që kishin për shitje.

Nuk ka ende një vlerësim të saktë të kostove, teksa ata janë tashmë duke bërë inventarin e  dëmeve që u janë shkaktuar. Vetën në Tiranë janë 146 biznese të dëmtuara, njoftoi pak më parë Zyra Operacionale për menaxhimin e fatkeqësive, ndërsa për Durrësin, më i prekuri, nuk ka ende informacion.

Në këtë situatë, Drejtoria e tatimeve ka bërë njoftimin për dorëzimin e inventarëve analitikë deri në datën 5 janar, që është edhe më i hershëm nga afati i viteve të mëparshme, që ishte 10 janari. Njoftimi është publikuar në faqen e tatimeve në 28 nëntor, pra dy ditë pas tërmetit shkatërrues.

Ekspertët dhe bizneset  kerkojnë që në kushtet aktuale, më minimalja  që duhet të bëhet është që të paktën të ketë një shtyrje të afatit, pasi nuk është normale që të ushtrohet presion në një gjendje të tillë të një fatkeqësie natyrore.

Në këtë situatë, kur 80-90% e të ardhurave paguhen nga bizneset e zonës-Tiranë Durrës, ekspertët pohojnë se ata nuk duhen shtrënguar e stresuar.

 

Njoftimi i tatimeve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton tatimpaguesit se duhet të depozitojnë pranë Drejtorive Tatimore Rajonale, inventarin analitik të datës 31.12.2019, bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Ky informacion duhet të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 05.1.2020.

Tatimpaguesi mund të bëhet objekt i kontrollit në vend, për saktësinë e këtij inventari.

Administrata Tatimore nxit tatimpaguesit të përmbushin me korrektesë këtë detyrim ligjor brenda afateve e të shmangin penalitetet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.