E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
  Biznesi, rritja më e vogël e dekadës
Publik News

  Biznesi, rritja më e vogël e dekadës

  Janar-maj, kanë mbyllur aktivitetin mbi 6 mijë biznese

   Numri i bizneseve në ekonominë shqiptare shënoi vitin e kaluar rritjen më të ulët në një dekadë, teksa hapja e ndërmarrjeve të reja është shoqëruar me mbylljen masive të atyre ekzistuese.
   Instituti i Statistikave raportoi se për vitin 2017 numri i bizneseve që kryejnë aktivitet ekonomik u rrit me vetëm 1.1, ose 5 herë më pak se sa një vit më parë.

Të dhënat e detajuara tregojnë se ky ngadalësim i ndjeshëm është i lidhur kryesisht me mbylljen e bizneseve ekzistuese. Edhe pse gjatë vitit 2017 në Shqipëri u hapën gati 25 mijë biznese të reja, për të njëjtën periudhë kaluan në status pasiv, ose mbyllën aktivitetin mbi 23 mijë ndërmarrje.

Pjesa më e madhe e bizneseve që mbyllen janë kryesisht ndërmarrje të vogla, të cilat përballen me vështirësi financiare dhe në pamundësi për të shlyer detyrimet, dalin nga tregu, ose kalojnë në status pasiv.

Biznese të tilla, kryesisht në fushën e tregtisë me pakicë, përveç shitjeve të ulëta që vijnë nga ndrydhja e konsumit në ekonomi, vitet e fundit janë përballur edhe me konkurrencën e shtuar nga rrjetet e organizuara, si qendrat tregtare, apo marketet e mëdha.

Kalimi në pasiv i bizneseve të vogla ka vijuar me ritme të larta edhe gjatë këtij viti, veçanërisht sapo Qeveria njoftoi përfshirjen e biznesit të vogël në TVSH.

Sipas të dhënave nga Tatimet, për periudhën janar-maj kaluan në status pasiv duke mbyllur aktivitetin mbi 6 mijë biznese me një ritëm prej 40 biznesesh në ditë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.