E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni Gjergj Luca  përplaset fizikisht me kandidatin e opozitës Luçiano Boçi
Publik News

Biznesmeni Gjergj Luca përplaset fizikisht me kandidatin e opozitës Luçiano Boçi

Kandidati për deputet i PD në Elbasan Luçiano Boçi, është përplasur fizikisht ditën e sotme me biznesmenin Gjergj Luca.

Luca njihet si mbështetes i flaktë dhe mik i mgushtë me  kryeministrin Rama.

E frika e humbjes së privilegjeve me humbjen e Ramës ka bërë që Luca të tërbohet.

Për këtë arsye, sot në një lokal në Labinot ku po zhvillonte një takim Luçiano Boçi, kanë shkuar rreth 40 persona që kanë sulmuar të pranishmit.

Mes tyre ka qenë dhe vetë Gjergj Luca, i cili ka sulmuar dhe fizikisht Luçiano Boçin, duke e goditur. Pas ndërhyrjes së të pranishmëve sherri është mbyllur dhe Luçiano Boçi ka denoncuar në prokurori Gjergj Lucën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.