Biznesmeni i njohur denoncohet nga bashkëshortja për dhunë
Oligarku i erëzave dhe njëkohësisht ish-deputeti i LSI, Nikollaq Neranxi është denoncuar nga ish- gruaja e tij për dhunë sistematike ndaj saj.
Shtetasja Nurie Neranxi ka bërë denoncim në Komisariatin nr.6, ditën e djeshme rreth orës 19:00. Ajo thotë se ish-bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe për këtë arsye ka kërkuar urdhër mbrojtje ndaj tij.
Deri më tani, policia nuk ka kryer asnjë veprim procedurial ndaj këtij denoncimi.
Më parë, mbi Neranxin ka rënduar akuza “kapje në flagrancë, me kontrabandë mallrash me dëm të madh financiar ndaj shtetit, bërë në pikën kufitare Kapshticë, me korruptim të doganierëve”, për të cilën prokuroria paraqiti 21 raste importesh Greqi-Shqipëri, pa paguar tarifat doganore sipas letrave të firmës greke “SALCOFOT A.E”, duke përfituar 136 milionë, 649 mijë e 16 lekë të reja, që duhej t’ia paguante si taksë shtetit shqiptar, dosje e cila u zhduk kur LSI kishte imunitetin dhe Neranxi shpëtoi nga prangat
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



