Biznesmeni i sulmuar me armë në Bulqizë, deklaron se një person i panjohur i ka kërkuar në telefon…
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Bulqizë. News 24 bën me dije se të shtënat me armë kanë qenë në ajër dhe jo ndaj ndërtuesit Gëzim Balla.
Mësohet se pasditen e sotme, biznesmeni nga Bulqiza, Gëzim Balla ka shkuar në polici dhe ka thënë që një person që nuk e njeh e merr në telefon dhe i kërkon një shumë prej 10 mijë eurosh në të kundërt e kërcënon se do ta vrasë.
Pas marrjes së kallëzimit, policia kryen veprimet procedurale dhe vë në përgjim telefonin e biznesmenit. Pas telefonatës me të dyshuarin policia e identifikon personin që e kërcënonte dhe për arrestimin e tij bashkëpunon me biznesmenin duke e thirrur në takim për t’i dhënë paratë e kërkuara.
Kur afrohen tek vendi i kërkuar nga kërcënuesi, ky i fundit shikon që biznesmeni ishte i shoqëruar dhe i kërkon në telefon që të ngjitet në kodër vetëm. Kur konstatoi se shoqëruesit ishin punonjës policie largohet nga vendngjarja duke qëlluar në ajër. Aktualisht policia po kreh zonën për arrestimin e kërcënuesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



