E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni shkodran: Po iki sepse  im bir nuk mund të shkojë në shkollën ku pihet hashashi.
Uncategorized

Biznesmeni shkodran: Po iki sepse im bir nuk mund të shkojë në shkollën ku pihet hashashi.

Biznesmeni shkodran nxjerr në shitje bizneset për të ikur në Amerikë: Fëmijët e mi meritojnë më shumë

Idea e shkodranëve por edhe e shqiptarëve per të lënë vendin e tyre sa vjen e shtohet. Kjo dëshirë tashmë nuk është e përhapur vetëm në shtresën e mesme apo atë të varfër por në këtë konkluzion po arrijnë edhe shumë prej të pasurve të cilët kanë edhe biznese të mëdha. Vetëm këto ditë e fundit dy biznesmenë po bëhen gati që të lënë Shkodrë. Të dy janë të njohur por në respekt të anonimatit të tyre emrat nuk publikohen. Një prej tyre, E.K ka pranuar që të tregojë arsyet se përse ka nxjerrë në shitje bizneset për të ikur në Amerikë.

“Unë këtu përsa I përket anës ekonomike jam shumë mirë dhe shumë njerëz habiten kur u them se ka nxjerrë gjithçka në shitje dhe se dua të largohem me familjen në Amerikë. Mund të kesh para e biznese por çdo ditë në Shkodër është një stres.

E para nis që tek punonjësit. Është vështirë të gjesh njerëz vërtetë të aftë. Pastaj tregu është vetëm drejt rënies dhe gjithmonë duhet të bëjmë ulje. Për të mos mjaftuar ka një mal me taksa e inspektoriate të ndryshme qe na vijnë çdo dy ditë thua se kemi ndonjë fabrikë droge dhe jo biznes normal. Sikur ti kapërcej të gjitha këto nuk kapërcej dot të ardhmen e fëmijëve të mi. Ju tregoj momentin kur kam marrë vendimin, ka qenë krejt spontan. Djali im është 16 vjeç dhe një ditë vjen nga shkolla.

Është në një prej shkollave më të mira të qytetit. Vjen dhe më thotë babi më gjej një shkollë tjetër ose më ndërro klasën. I them pse çfarë ka ndodhur. Mu përgjigj se të gjithë shokët e tij konsumojnë duhan por edhe doza hashashi. Nuk kam me kë të rri tha sepse ata s’janë djem të mirë. Të nesërmen kur djali më tha kështu kam nxjerrë në shitje të gjitha çfarë kam dhe shumë shpejt unë dhe familja do largohemi drejt Amerikës.

Fëmijët e mi meritojnë një shkollim ndryshe dhe një shoqëri tjetër. Të nesërmen ia dhashë lajmin djalit tim dhe u përlot, madje edhe u pendua por tashmë disa bizense I kam shitur pres të shes edhe disa shtëpi dhe të iki familjarisht. Ndjej keqardhje por skam zgjidhje tjetër”./Shkodra News/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.