Biznesmeni shqiptar gjendet i vrarë në Itali (Emri)
Ishte zhdukur prej dy ditësh
Ai është gjetur në tokë pak hapa larg një makine të parkuar përgjatë një rrugice të vogël. Biznesmeni shqiptar rezultonte i zhdukur që prej dy shtatorit.
Ndërkohë ditën e djeshme karabinierët e kompanisë Venaria, gjatë kërkimeve e gjetën atë në një fushë të San Carlo Canavese. Sipas mediave italiane, hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.
Viktima ishte 43 vjeç me origjinë nga Shkodra dhe u deklarua si i zhdukur dy ditë më parë. Sipas mediave italiane furgoni ku u gjet trupi, ishte parkuar buzë rrugës.
Biznesmeni Fatmir Ara nuk është emër i panjohur për autoritetet italiane.
Disa vite më parë (2018) 43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.
Ndër të tjera bashkëshortja në atë kohë e kishte denoncuar edhe për përfshirje në punë të paligjshme. Ara kishte kërkuar ndihmën e mikut të tij që ishte karabinier, por njëkohësisht bashkë ishin edhe fqinj.
Raimondo Marrocu, karabinier në kazermën e Corio kishte bërë disa telefonata me qëllim që të zbardhte detaje nga denoncimet dhe hetimet e nisura ndaj shqiptarit, por pa asnjë rezultat. Për këtë, Marrocu u dënua me 2 vite e 2 muaj burg.
Sakaq këtë të diel biznesmeni shqiptar, Fatmir Ara u gjet i vdekur në një fushë në Torino.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



