E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmenit nga Shijaku i troket policia në derë, lidhja e paligjshme e ujit i kushton shtrenjtë
Lajme

Biznesmenit nga Shijaku i troket policia në derë, lidhja e paligjshme e ujit i kushton shtrenjtë

Biznesmenit nga Shijaku i troket policia në derë, lidhja e paligjshme e ujit i kushton shtrenjtë

Policia ka nisur një kallëzim penal në prokurorinë e Durrësit, për një biznesmen me origjinë nga Shijaku.

Shkak i kallëzimit është një lidhje e paligjshme e ujit, e gjetur nga autoritetet gjatë një kontrolli në biznesin e shtetasit me inicialet F.K, 57 vjeçar.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

• F.K. 57 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë kontrollit të kryer në biznesin e tij nga Punonjësit e Ujësjellës- Kanalizimeve Durrës u konstatua se ka bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit” parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal./Gazeta Express

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.