Biznesmenja që po përballet me kërcënimin e një të forti kërkon ndihmë!
Më kërcënojnë të liroj dyqanin, nëse më ndodh diçka, ja kush qëndron pas!
Një tjetër histori tronditëse nga realiteti i Shqipërisë ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale. Pronarja e dyqanit “Ferma Ime” ka bërë një apel të dhimbshëm në Instagram, duke kërkuar ndihmë dhe mbështetje nga qytetarët përballë një padrejtësie të rëndë që po i bëhet.
Në mesazhin e saj, ajo tregon se ka marrë një urdhër për të liruar ambientin ku ka punuar dhe investuar për tre vite, brenda vetëm 10 ditësh. Sipas saj, urdhri vjen nga një person me histori kriminale të njohur, për të cilin, siç thekson ajo, “as policia nuk guxon të veprojë”.
Pronarja denoncon se ky individ përdor forcën dhe frikën për të mbizotëruar mbi ligjin dhe drejtësinë, duke e lënë atë pa mbrojtje në vendin ku ka derdhur mundin dhe djersën e saj. Ajo shprehet e zhgënjyer nga sistemi që lejon të tillë individë të sundojnë dhe të kërcënojnë pa pasoja, ndërsa qytetarët e thjeshtë përballen vetëm me pasiguri dhe padrejtësi.
Në apelin e saj prekës, ajo thotë:
“Nëse nesër më ndodh diçka, dua që të dihet kush është përgjegjës.”
Ky apel nuk është vetëm një thirrje për ndihmë, por edhe një akuzë e drejtëpërdrejtë ndaj një sistemi që nuk arrin të mbrojë qytetarët e tij nga ata që përdorin frikën dhe dhunën si armë.
Historia e saj është një reflektim i dhimbshëm i një realiteti të njohur: individët me fuqi dhe lidhje shpesh veprojnë të pandëshkuar, ndërsa të pafuqishmit vuajnë pasojat.
Ajo kërkon mbështetje nga të gjithë për të shpërndarë mesazhin e saj, duke shpresuar që zëri i saj të dëgjohet dhe të ndikojë për të sjellë ndryshim.
Kjo histori nuk është vetëm e saj, por e të gjithëve ne. Është një thirrje për veprim dhe solidaritet në një kohë kur drejtësia duket gjithnjë e më shumë si një iluzion në vendin tonë.
“Me kete postim te dashur miq dua te kerkoj ndihmen tuaj me shume perunjesi!Do ju lutesha per pak kohe ta lexoni te gjithe cfare shkruaj! 1. Ju lutem shperndajeni sa me shume kete post 2.Nese neser ndodh dicka dua qe nepermjet ketij postimi te dihet se kush e ka bere. Arsyeja qe po ju shkruaj eshte se sot ne kete vend te eger e te pashprese ku jetojme,pervec halleve qe i kemi te perditshme e bashkejetojme me to,na ndodhin dhe gjera qe nuk i rrok llogjika dhe jane te pazgjithshme kur jemi te vetem. Pronari i dyqanit qe e kam prej 3 vjetesh me qera me vjen dhe thote dua te ma lirosh brenda 10 ditesh! Arsyeja qe me jep eshte se ai me mer dhe te miat jo te tijat.Per ata qe se dine…se une nuk e dija psh,pronari faktik i dyqanit ku une kam investuar,derdhur djersen ,qenkerka dikush qe paska nje liste aq te gjate problemesh plagosjes,hedhiesh ne ere,rrahjesh e kercenimesh sa dhe policia nuk guxon te merret me te…. E di shume mire qe ky postim do e acaroje dhe me keq por nuk e di o njerez…jemi nje vend ne mes te Europes dhe akoma kemi keshtu problemesh?! A do beheni ndonjehere? A do mbarojne ndonjehere keto gjera qe mos kemi frike nga keta te fortet qe policia i kap sot dhe gjykata i liron neser?! Ju lutem ju lutem shume,shperndajeni sa me shume. Une nuk dua te dorzohem dhe sdo dorezohem…por dua qe te gjithe ta dine kush ishte nese mua me ndodh gje neser”,shkruan ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



