BKH hap thirrjen për 40 hetues të rinj – afati deri më 14 shtator
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka shpallur zyrtarisht thirrjen për pranimin e kandidatëve për 40 pozicione hetuesi, në kuadër të forcimit të kapaciteteve të saj hetimore.
Të interesuarit kanë afat deri më 14 shtator 2026, ora 16:00, për të dorëzuar dokumentacionin e kërkuar, i cili mund të dërgohet si në mënyrë elektronike, ashtu edhe me postë.
Kush mund të aplikojë
Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
● Të jenë shtetas shqiptarë
● Të kenë arsim të lartë në fushën e policisë, drejtësisë, kontabilitetit ose në degë të tjera të lidhura me misionin e BKH-së
● Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në institucionet e zbatimit të ligjit ose në fusha të ngjashme
● Të plotësojnë kushtet e integritetit, sigurisë, pasurisë dhe figurës
Procesi i konkurrimit
Kandidatët do t’i nënshtrohen një procesi të plotë përzgjedhjeje, i cili përfshin:
● Test konjitiv, të sjelljes dhe arsyetimit logjik
● Testim të aftësive fizike
● Test të zgjeruar me shkrim
● Intervistë të strukturuar
● Poligraf dhe verifikime të pasurisë, figurës dhe sigurisë
● Kontroll mjekësor dhe psikologjik (të detyrueshme, por pa pikëzim)
Afati dhe mënyra e aplikimit
Afati i aplikimit është nga data e publikimit të njoftimit deri më 14 shtator 2026, ora 16:00.
Dokumentacioni duhet të dërgohet:
● Elektronikisht: [email protected]
● Me postë: Byroja Kombëtare e Hetimit, Rruga “Jordan Misja”, nr. 1, Tiranë
BKH thekson se vetëm kandidatët që plotësojnë të gjitha kriteret dhe dorëzojnë dokumentacionin brenda afatit do të vijojnë në fazat e mëtejshme të konkurrimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



