BKH shoqëron zyrtarin e lartë të ministrisë së Brendshme
Drejtori i Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, Endri Mullai është shoqëruar nga Byroja Kombëtare e Hetimit.
Hetuesit e këtij institucioni kanë bërë shoqërimin e tij, pasi kanë bastisur shtëpinë, kanë bërë kontrolle, e kanë marrë në pyetje dhe më pas personi është lënë i lirë. Gjithçka kishte ndodhur sipas disa dyshimeve për interceptime telefonatash dhe informacione të tjera.
Drejtori në ministrinë e Brendshme është shoqëruar në zyrat e BKH-së, është marrë në pyetje, por gjithçka është tentuar të mbahet sekret.
Ngjarja ka ndodhur në 48 orët e fundit dhe më pas Endri Mullai është lënë i lirë.
Informacioni është mbajtur sekret nga Policia e Shtetit dhe zyrtarët e ministrisë së Brendshme, pra, i gjithë operacioni i BKH-së, e cila për shkak të informacioneve që kishte ka shkuar te Drejtori i Prokurimeve të Ministrisë së Brendshme, Endri Mullai
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



