E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bledi Çuçi zëvëndëson Sandër Lleshajn
Publik News

Bledi Çuçi zëvëndëson Sandër Lleshajn

Bledi Çuçi do të jetë ministri i ri i Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Edhe këtë herë, Edi Rama nuk doli dot jashtë oborrit të grave të tij, për të zëvendësuar Sandër Lleshajn.

Rama ka bërë të ditur se sot do të çojë për dekretim te presidenti Ilir Meta, emrin e Blendi Çuçit si ministër i ri i Brendshëm, burrin e Delina Ficos, ish-gruaja e Edi Ramës me të cilën kanë edhe disa fotot nudo.

Vendimin e bën me dije kryeministri Edi Rama, i cili thotë se sot do të dërgojë në kuvend dekretimin.

Sakaq, vendin e lënë bosh nga Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë do ta zërë Milva Ekonomi, e cila më parë ka mbajtur postin e ministres së Ekonomisë dhe Financave.

Dorëheqja e Lleshajt erdhi menjëherë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë Mevaldo Hajdaraj.

“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, bën me dije kryeministri Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.