Bledi Mane: Kosovarët janë pjesë e jona po s’të ofrojnë asgjë! S’dinë as ç’a është vaji i ullirit
Një deklaratë denigruese mbi shqiptarët e Kosovës nga ana e Bledi Manes ka bërë dje xhiron e rrjetit.
Gazetari u shpreh publikisht se “pavarësisht se janë pjesë e jona, kosovarët nuk dinë e nuk japin asgjë”. Ai ofendoi shqiptarët e Kosovës duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.
“Kosova është pjesë e jona, ne e duam shumë por Kosova nuk të ofron asgjë. Ju nuk përdoni vajin e ullirit, ende jeni te pleskavica dhe lakra”,-ka deklaruar Mane ndër të tjera.
Reagimet mbi këtë deklaratë nga shqiptarët e Kosovës kanë qenë të pafundme dhe kanë ngjallur pakënaqësi te vëllezërit tanë. Kritikat ndaj tij kanë qenë të pafundme, teksa ka patur reagime edhe nga qeveria dhe shumë personazhe publikë.
Deklarata është cikëlësuar si përçarëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



