E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blendi Fevziu: Berisha duhet të tërhiqet nga kandidimi
Lajme

Blendi Fevziu: Berisha duhet të tërhiqet nga kandidimi

Të mbajë rol honorifik, PD ka nevojë për lider të ri!

Blendi Fevziu ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka deklaruar se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga gara në PD dhe të mbajë aty një rol honorifik, në mënyrë që t’i hapë rrugën ardhjes së një lideri të ri në këtë parti.

Fevziu tha se PD ka nevojë urgjente për hapjen ndaj të rinjve dhe grave, sepse kjo parti është defiçente në këto kategori.

Ai tha se Berisha nuk mund të ndalohet të kandidojë, por duhet të “dakordësohet vetë, që kundrejt luajtjes së një roli, të hapë garën për një lider të ri”.

“Unë mendoj se Berisha, duke luajtur një rol honorifik në PD, duhet të hapte një garë duke e tërhequr veten nga kandidimi. Edhe pse është politikan i rëndësishëm, ai e mbylli karrierën e tij me dëshirën e vet në 2013. Bëri një gabim duke anuar garën në drejtim të Bashës. Për arsye dhe të moshës, i bie të garojë në moshën 81 vjeçare. Jo se nuk ndodh. PD me Berishën ka zgjidhje afatshkurtër. Me një kandidat të ri, mund të shihte hapjen e një rruge më të gjerë.

Një figurë e re. PD ka nevojë për një person 35-40 vjeç. PD ka qenë e drejtuar nga ata njerëz që në 1990 kanë qënë studentë. Sot janë 52-53 vjeçarë. Ka patur pedagogë që janë sot në moshën e Berishës. Por Berisha ka dështuar me të rinjtë, ka defiçit të madh. Edhe në përfaqësimin e grave ka defiçit të madh.

PD nuk ka prodhuar figura të mëdha të rëndësishme. Mbeten ata të viteve 90′“, tha Fevziu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.