Gazetari Fevziu, një nga pronarët më të pasur të medieve shqiptare, si për të fituar më shumë “pikë”, i është futur diplomacisë.
Kështu, Fevziu është emëruar nga Presidenti Hashim Thaçi konsull i Kosovës në Durrës.
Diplomacia e Kosovës, ndërkaq, është shumë heremetike në dhënien e informacioneve që ngjallin interesin e kujdo lidhur me faktin se ku do të vendoset kjo seli, numri i personelit, rolit të tyre apo mënyrës se si do funksionojë. Publik.live kontaktoi edhe me aKonsullin e Kosovës në Tiranë, zotin Halim Krasniqi i cili tha se “di diçka” por i takon ministrisë së Jashtme të japë sqarime të hollësishme.
Ambasada në Tiranë, ndodhet vetëm 30 kilometra larg Durrësit.
Mbetet për t’u zbuluar në vazhdim nëse Fevziu e ka marrë shtetësinë kosovare apo se si do komportohet në qytetin bregdetar, aty ku ka edhe një vilë luksoze. Vetë gazetari nuk është prononcuar për këtë katapultim të bujshëm të tij nga gazetaria në diplomaci.




