E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blendi Gonxhja: Shqipëria ka humbur një kujdestar unik të trashëgimisë kulturore dhe historike
Lajme

Blendi Gonxhja: Shqipëria ka humbur një kujdestar unik të trashëgimisë kulturore dhe historike

Këtë të martë po zhvillohen homazhe në nder të studiuesit dhe historianit të njohur Artan Lame në sallën “Libri Enciklopedik”, pranë Akademisë së Shkencave në Tiranë. Lame u nda nga jeta më 23 maj, pas disa problemeve me zemrën.

Në homazhe janë të pranishëm familjarë, miq, kolegë, politikanë, figura të njohura nga shumë fusha, si edhe shumë qytetarë.

Ministri Blendi Gonnxhja, i pranishëm në ceremoninë ku po mbahen homazhet në nder të Artan Lames, u shpreh se Shqipëria ka humbur një kujdestar unik të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit.

Ai u shpreh se ngjarja ishte një tragjedie vërtetë për familjen dhe miqtë, ndërsa siguroi se nuk do të mungojë mbështetja për muzeun e koleksionit të tij, një punë që Lame e la në gjysmë me ndarjen e tij nga jeta.

Pas homazheve, trupi i tij do të përcillet për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Artan Lame u lind në Tiranë më 1967. Ishte një publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar, studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Lame mbajti disa funskione publike, si më poshtë:

1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës.
2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit.
2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).                                                                                                                     2019-2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës).

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.