Blendian Dalipi tjetër tender të dyshimtë 1.7 MLD për oligarkun
Nuk ka ngelur oligark pa vjedhur paratë e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nëpërmjet Blendian Dalipit. Ky i fundit duket se shërben si një ndërmjetës mjaft i mirë për të kaluar paratë e shqiptarëve në duart e oligarkëve.

Dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte në këtë listë, as “ujku i vjetër” i tenderave, Shpëtim Cinga. I njohur kudo në media për tenderat e panumërt të fituara në mënyra tepër të dyshimta, Shpëtim Cinga vazhdon përsëri të kullufisë miliarda nga paratë e shqiptarëve.
Kësaj radhe ka marrë rreth 1.7 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH në një tendër tërësisht të dyshimtë. Bëhet fjalë për procedurën me objekt “Ndërtimi i linjës kabllore 20kV,N/ST Orikum-Tuneli Llogarasë”, për një fond limit në vlerën 152,727,239 lekë të reja pa TVSH ose gati 1.8 miliardë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Shikohet se në të kanë marrë pjesë 8 kompani. Nga këto, njëra ka ofruar vlerë zero, ndërsa 4 të tjera kanë ofruar vlera më të vogla se fituesi. Diferencat mes ofertave nuk janë të vogla, madje arrijnë deri në rreth 500 milionë lekë përfshirë TVSH.
Shihet qartë se sa i lartë është abuzimi në këtë tender. Madje edhe nëse krahasojmë vlerën fituese me fondin limit, shohim që është sa 94% e tij. Është e kuptueshme se firma SHANSI INVEST e Shpëtim Cingut, dihej që në fillim se do të ishte fituesja. E vetmja pikëpyetje që ngelet, është se sa para ka përfituar Blendian Dalipi nëpërmjet këtij tenderi skandaloz.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



