E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BLERJA E VOTAVE, MANJANI: NËSE ËSHTË RAMA, LULI APO MONIKA DUHET TA DIJË ÇDO SHQIPTAR
Politikë

BLERJA E VOTAVE, MANJANI: NËSE ËSHTË RAMA, LULI APO MONIKA DUHET TA DIJË ÇDO SHQIPTAR

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas akuzave të ndërsjellta mes kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të LSI-së për shit-blerjen e votave.

Manjani shprehet se çdo shqiptar e meriton të dijë se kush janë zyrtarët e tjerë të përgjuar me punët e blerjes së votave.

Sipas tij, kush ka fakte duhet ti deklarojë në publik, punë e madhe se do ti thonë ‘kazan’.

Statusi i plotë:

Me të drejtë të ligjit të robit n’tokë e të zotit n’qiell, çdo shqiptar e meriton të dijë se kush janë zyrtarët e tjerë të përgjuar me punët e blerjes së votave.

Meriton të dijë kush bleu dhe sa bleu?! Nëse është Rama, Luli apo Monika duhet ta dijë. Me çdo çmim!

Nuk shkon më e folura deklarative në publik, ku gjithnjë kundërshtari “ka bërë e bën namin, ndaj dhe ka frikë”…

Kush ka fakte duhet ti deklarojë në publik! Punë e madhe se do ti thonë “kazan” apo do të denkncohet për shpifje!

Aq më tepër që Prokuroria nuk vepron, nevoja për t’u informuar bëhet parësore.

Publiku duhet të kuptojë se për cfarë bëhet fjalë, duke i dëgjuar vetë ato përgjime, ose duke u njohur me fakte konkrete, të cilat ligjërisht mesa duket i ka hëngër dreqi…!

Kështu realisht i merr vetë në dorë populli fatet e veta…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.