“Blindohet” Shkodra/ Snajperistë mbi pallate e autoblinda në rrugë, ç’po ndodh në qytetin verior?!
Forcat RENEA, FNSH dhe Forcat Operacionale të dërguara nga Tirana, kanë nisur aksionet intensive ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Në disa nga lagjet më të populluara në Shkodër, forcat policore kanë zbarkuar në orët e par atë mëngjesit duke rrethuar vendin me autoblinda dhe snajperistë sipër pallateve.
Në një hark kohor të shkurtër, në Shkodër kanë ndodhur 6 vrasje kriminale ende të pazbardhura dhe 2 persona janë shpallur të humbur prej më shumë se 10 ditësh.
Nisur nga ngjarjet e fundit të ndodhura në qytetin verior, vetë shkodranët nuk ndihen të sigurt për jetën.
5 automjetet të blinduara në pronësi të dy prej familjeve më të njohura në Shkodër, Lici e Bajraj, janë sekuestruar ditën e sotme.
Situata në Shkodër ka marrë vëmendje të gjerë mediatike, pasi janë vetë qytetarët ata të cilët kanë denoncuar gjendjen e jashtëzakonshme që ka kapluar qytetin, situatën më të rëndë kriminale të këtyre 27 viteve.
Autoblindat e sekuestruar nga policia i përkasin dy familjeve me të shkuarën me të njohur kriminale në vend dhe jo vetëm.
Persona me të shkuar kriminale që mbajnë mbiemrin Lici dhe Bajri enden të lirë në Shkodër mëgjithëse janë shpallur në kërkim.
Pak kohë më parë, media belge “La Dernier Heure” i dedikoi një shkrim të shumëkërkuarit të drejtësisë shqiptare Safet Bajrit, i cili sipas raportimeve endet i lirë në Shkodër edhe pse është i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia belge me 9 vite burg.
Ai është akuzuar shpeshherë për lidhje me deputetë të qeverisë dhe të opozitës, gjë që e ka ndihmuar të jetë i padukshëm në qytet, megjithëse asgjë nuk është zbardhur plotësisht.
Nga ana tjetër, familja Lici, është e përfshirë në disa ngjarje kriminale që kanë rezultuar edhe në marrje jete të anëtarëve që mbajnë të njëjtin mbiemër.
Familja Lici eshtë përfshirë në një histori gjakmarrje, për një kalvar vrasjesh të ndodhura disa vite më parë.
Ngjarjet e fundit, të ndodhura kohët e fundit, endë të pazbardhura në Shkodër, janë ajo e biznesmenit Arjan Ferracaku dhe zhdukja e dyshimtë e Gëzim Hysenajt dhe Agron Mollajt, dajë e nip.
Ndërkohë që ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa, ka nisur të bëjë mediatike punën e forcave të policisë (aksion që realisht duket të ishte vënë në zbatim vite më parë), qytetarët deklarojnë se shteti është i kapur nga bandat kriminale dhe në këtë mënyrë atyre u krijohet lehtësia për të vepruar./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



