Blindohet Tirana me furgonë policie! Do i përballojnë romanët e holandezët?!
Tensione të shumta u shënuan ditën e djeshme në rrugët e kryeqytetit. Tifozët e Feyenoord dhe Romës u përleshën me policinë dhunshëm, teksa pati dëme materiale dhe disa efektivë mbetën të plagosur.
Erion Veliaj ka deklaruar se masat u morën, por qytetarë shqiptarë u përfshinë në sherr me tifozët dhe përfunduan me lëndime të shumta tek trauma.
Pritet që trazirat të shtohen ditën e sotme dhe për këtë Tirana është blinduar me furgonë policie në çdo cep. Mjetet e FNSH janë pozicionuar tek Sheshi Nënë Tereza ndërsa qarkullimi është paralizuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



