E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokim pasurish ndaj 24 mijë bizneseve
Lajme

Bllokim pasurish ndaj 24 mijë bizneseve

Rreth 24 mijë bizneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e përcaktuara me ligj.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri në fund të muajit Dhjetor janë 23.888 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve u është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore.

Vetëm gjatë gjysmës së dytë të vitit 2018, listës i janë shtuar rreth 2700 subjekte debitore, pasi në fund të Korrikut listoheshin 21.185 të tilla.

Ndërsa gjatë muajit Dhjetor 2018 në listën e të penalizuarve janë regjistruar147 subjekte të reja. Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion, raporton “scan”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.