E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokim të LLOGARIVE BANKARE të aksionerëve po s’u paguan tatimet, reagojnë juristët: GAFE, ata as e dinë nëse drejtuesit e kompanive
Publik News

Bllokim të LLOGARIVE BANKARE të aksionerëve po s’u paguan tatimet, reagojnë juristët: GAFE, ata as e dinë nëse drejtuesit e kompanive

Nëse një subjekt tatimor nuk paguan në kohë detyrimet për tatimet, atëherë, subjektit por edhe ortakëve, aksionerëve dhe administratorit të kompanisë do t’u bllokohen llogaritë bankare deri në mbledhjen me forcë të detyrimeve që kanë për shtetin.

Ky udhëzim i fundit i Ministrisë së Financave, nxjerrë në fillim të nëntorit duke ndryshuar parimet e mëparshme të mbledhjes së taksave, kundërshtohet fort nga kompanitë.

Kompania ligjore “Bendo”, në një argumentim të zgjeruar ligjor të udhëzimit thotë se Ministria e Financave po abuzon, madje, po pengon investitorë, të brendshëm dhe të huaj që të investojnë në Shqipëri.

Nuk mund të bëhet bllokimi I llogarive nëse një institucion I pavarur, sic është gjykata, nuk tregon me prova se është kryer një abuzim, apriori, argumenton firma juridike. “Cdo rast abuziv duhet provuar nga pretenduesi, organi shtetëror në rastin konkuret, në gjykatë, nëpërmjet provave konkrete…Mospagimi do të përbëjë fakt abuziv vetëm kur provohet se ndodhemi përpara njërit nga rastet e mëposhtme: a) abuzohet me formën e shoqërisë tregtare për arritjen e qëllimeve të paligjshme b) trajtojnë pasuritë e shoqërisë tregtare si të ishin pasuritë e tyre c) në castin kur kanë marrë apo duhet të kishin marrë dijeni për gjendjen e paaftësisë paguese të shoqërisë, nuk marrin masat e nevojshme, për të siguruar që shoqëria, në varësi të llojit të veprimtarisë së ushtruar”, argumenton firma ligjore Bendo.

Sipas tyre, ligji vetë nuk e prezumon mospagimin në kohë të detyrimeve si fakt abuziv. “Ndaj udhëzimi vjen ndesh me rregullimin e ligjit të posacëm, fakt që e bën udhëzimin në fjalë të paligjshëm dhe antikushtetues” argumentojnë juristët. Akti nënligjor, argumentojnë juristët, nuk mund të ndryshojnë rregullat e përcaktuara në ligj.

“Administrata tatimore nuk mund të sekuestrojë llogaritë personale të ortakëve përsa kohë që fakti abuziv nuk është vërtetuar më parë me vendim gjyqsor…Imagjinoni cfarë impakti do të kishte në jetën e shoqërisë nëse aksionerëve të tyre do ti sekuestroheshin llogaritë bankare për shkak të mospagimit të detyrimeve tatimore. Në një situatë të tillë, këtyre aksionerëve do ti cënoheshin të drejta pronësore për mosveprime që nuk janë kryer për faj të tyre por për shkak të organeve administruese të kompanisë. Duke pasur një numër të lartë aksionerësh, jo të gjithë informohen në mënyrë të vazhdueshme për veprimtarinë e përditshme të shoqërisë dhe për këtë nuk mund të jenë përgjegjës për veprime apo mosveprime për të cilat ata as nuk kanë qenë në dijeni. Në këtë kuptim, ky udhëzim krijon një klimë të papërshtatshme jovetëm për shtetasit shqiptarë që I shohin aksionet si mjete investimi, por frenon edhe iniciativën e investitorëve të huaj për të investuar” shprehen juristët e kompanisë Bendo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.