E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohen ilaçe kontrabandë në pikën kufitare të Morinës
Lajme

Bllokohen ilaçe kontrabandë në pikën kufitare të Morinës

Specialistë të strukturave të Shërbimit Doganor Shqiptar kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës një sasi mallrash dhe ilacesh kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në automjetin furgon të tipit Volkswagen, në pronësi të shtetasit me inicialet R.LL, pas kontrollit në scanner ka rezultuar se në brendësi të mjetit ishin fshehur mallra të padeklaruara.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ka rezultuar se ishin fshehur një sasi e konsiderueshme ilacesh. Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë bllokimin e këtij shtetasi dhe të mjetit. Procedurat i janë percjellë Hetimit Doganor dhe Policisë për ndjekje të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.