E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohen mjetet e tonazhit të rëndë në Qafën e Buallit
Lajme

Bllokohen mjetet e tonazhit të rëndë në Qafën e Buallit

Dhjetra mjete të tonazhit të rëndë të cilët trasportonin krom nga Bulqiza në drejtim të Durrësit janë bllokuar këtë të martë në Qafën e Buallit. Sipas drejtuesve të mjeteve shkak i bllokimit sipas tyre është bërë një urdhër i ditëve të fundit që të mos qarkullohet me mbi 8 ton për aks. Por ata shprehen se pesha në mjetet e tyre është vendosur sipas lejes së qarkullimit dhe se nuk kanë asnjë kilogramë mbi këtë peshë. Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen se policia po bën diferencime pasi sipas tyre lejohen të kalojnë mjete mbi tonazh e për ta nuk pranohet as pesha e lejes së qarkullimit.Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet. Kjo nuk është hera e parë që mjetet e tonazhit të rëndë kanë probleme me qarkullimin pasi vazhdimisht janë bërë kontrolle për të mos lejuar lëvizjen e tyre mbi tonazh

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.