E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohen në Durrës dy konteinerë me cigare kontrabandë
Publik News

Bllokohen në Durrës dy konteinerë me cigare kontrabandë

Dy konteinerë me cigare kontrabandë që do futeshin në Shqipëri, janë  bllokuar nga autoritetet doganore në Portin e Durrësit.

Mësohet se sasia e madhe e cigareve, rreth 1 milion e 5 mijë paketa, do të futej kontrabandë në vendin tonë duke shmangur akcizën. Kreu i Doganave Gent Gazheli është shprehur se këto paketa nëse do hidheshin në treg do kapnin vlerën e 168 mijë euro.

Sipas Gazhelit, porositësi i kësaj ngarkese duhet t’i paguajë shtetit 16.4 milion lekë akcizë. “E gjithë ngarkesa ishte e papajisur pa pullën fiskale të shtetit shqiptar. Nëse ajo do hidhej në treg do kapte vlerën e 168 mijë euro. Ndërsa akciza që duhet të paguajë ndaj shtetit është 164 milion lekë”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.